MPB: Arrestohen dy persona në Tetovë

Ministria për  Punë të Brendshme njoftonë se më datën 22.06.2022 rreth orës 13:15 minuta nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria B.D. (24) nga f. Reçicë e Vogël-Tetovë dhe R.M. (46) nga Tetova. Më herët, ata janë denoncuar nga i punësuar në objekt gastronomik se një natë më parë duke u prezentuar në mënyrë të rrejshme në emër të personit tjetër, duke drejtuar automjete taksi, në disa raste e kanë mashtruar, kurse ai u atyre u ka paguar 18 mijë denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të dy personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të njëjtit do të përgatitet kallëzim përkatës sipas nenit 247 të Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share