close
Top LajmeVendi

MPB: ARRESTOHEN TETË PERSONA, DYSHOHEN PËR TERRORIZËM

E0A57927-1417-49CE-AA01-64E4FE25D11E

“BASTISJE NË TETË LOKACIONE NË SHKUP E KUMANOVË”


Departamenti për shkatërimin e krimit serioz e të organizuar – Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare, Departamentin për operacione speciale nën udhëheqjen e Prokurorit kompetent publik nga PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas hetime shumëmujore më 27 Dhjetor ka ndaluar 8 persona, sic thonë nga MPB, të organizatës terroriste.

MPB-ja njofton se, në bazë të urdhërave të gjykatësit kompetent për bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira tjera, janë kryer bastisje në tetë lokacione, pesë në Kumanovë dhe tre në Shkup, ku janë zbuluar dhe privuar nga liria tetë persona.  Sic thonë nga policia më 27 Dhjetor nga ana e Departamentit për shkatërimin e krimit të organizuar në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është dorëuzra kallëzim penal kundër 3 personave nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova, për veprën e kryer penale “organizatë terroriste” sipas nenit 394 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor.

TONI ANGELOVSKI – ZËDHËNËS I MPB-së

“B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste ku krahas të ndaluarve V.A dhe E.L anëtarë kanë qenë edhe të ndaluarit tjerë, në bazë të ideologjisë së organizatës terroriste ISIS për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërimit të objekteve publike me qëlolim të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi anëtarët e grupit kanë bërë veprime përgatitore, kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar me armë, municion, pajisje ushtarake, kanë përgatitur materiale të improvizuara shpërthyese dhe kanë kryer prova për aktivizimin e këtyre mjeteve shpërthyese”

MPB-ja gjithashtu ka dhënë edhe detaje tjera për grupin e ndaluar.

TONI ANGELOVSKI – ZËDHËNËS I MPB-së

“Anëtarët e grupit terrorist, për komunikim të ndërsjelltë kryesisht kanë përdorir plataformën e internetit “Ëhats App” ku mes tjerash janë dakorduar edhe mënyrën e transportit të armëve dhe mënyrën e përpunimit të jelekëve vetëvrasës. B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të RMV-së, si pjesëatr I organizatës terroriste ISIS në Siri”

MPB-ja njofton se armët e zbuluara dhe mjetet shpërthyese më 27 Gusht të vitit 2020 në afërsi të Kumanovës, për të cilët më 31 Gusht ishin denoncuar penalisht tre persona, sipas sasisë dhe dedikimit njoftohet se ka vepruar një organizatë terroriste më shumë anëtarë, me cka me dëshmitë shtesë të grumbulluara është vërtetuar se ka ekzistuar një komunikim I drejtpërdejtë, marrëveshje paraprake mes të gjithë anëtareve të organizatës terroriste. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia