close
Top LajmeVendi

MPB: DHJETË PERSONA PRIVOHEN NGA LIRIA

MVR-3-780×470

MPB-ja ka njoftuar se pas aktiviteteve disa mujore me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga ana e zyrtarëve policor të Departamentit të Kriminalistikës – Sektorit për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe në bashkëveprim me Departamentin e operacioneve policore Shkup, është zbatuar një aksion I madh policor me bastisje nëpër shumë lokacione në Kumanovë dhe Shkup.

“Gjatë aksionit janë privuar nga liria dhjetë persona; B.A (35), M.A (40), I.А.(45), I.F.(47), А.А.(43), të gjithë nga Kumanova, А.ZH.(53), Т.Т.(54), D.K.SH.(43), XH.SH.(36), nga Shkupi dhe L.L (36) nga Tetova, në mesin e të cilëve tre zyrtarë të policisë dhe pesë të doganës. Nëntë persona dyshohen se kanë kryer veprën penale Trafikim nga Neni 278, kurse tre ngarkohen edhe për veprën penale prodhimi I paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim I lëndëve narkotike sipas Nenit 215 të Kodit Penal, derisa gjatë bastisjes tek A.A është gjetur dhe konfiskuar kokainë” – thuhet në komunikatën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia