close
Top LajmeVendi

MPB: DONACION GJERMAN PËR POLICINË KUFITARE

A2DA107A-BC0F-4147-92F2-14D9B33FC6EE

HOLSTEIN: S`KA PLAN B, MBETET HAPJA E NEGOCIATAVE  


Marrëdhëniet me zëvendësin e tij i cilësoi si…

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM
Të shkëlqyeshme!

Zërat për një incident mes tij dhe Bushit i cilësoi si…

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM
Gënjeshtër absolute!

Dhe kështu ministri Oliver Spasovski e mbylli temën për një konflikt mes zëvendësit Nazim Bushi dhe tij, e të dy bashkë pranuan donacion nga Gjermania, në vlerë prej rreth 660 mijë eurove.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

22 vetura nga të cilat dhjetë janë të tipit Dacia Duster dhe dymbëdhjetë të tipit Ford focus të cilat kapin vlerë prej 370 mijë euro.
Pajisje teknike për nevojat e policisë kufitare, në vlerë prej 290
mijë eurove, që përbëhet prej pajisje për ndalesë të detyrueshme të veturave, pajisje për kontroll të avancuar të dokumenteve, kamera termale, llamba elektrike.

Të gjitha këto pajisje janë të destinuara për policinë kufitare, për punën e të cilëve u falënderua edhe ambasadorja gjermane, Anke Holstein.

ANKE HOLSTEIN, AMBASADORE E GJERMANISË

Përkrahja për policinë kufitare të Maqedonisë është shumë e rëndësishme për Gjermaninë. Menaxhimi i përbashkët i migrimit në Evropë është i pazëvendësueshëm për arritjen e sukseseve të mëtutjeshme. Puna juaj flet për një vetëdije dhe përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm. Shërbimet maqedonase, në vitin 2020 me sukses janë përballur me grupe ilegale që bartnin emigrantë.

Ambasadorja Holstein nuk ka dyshim për ardhmërinë evropiane të vendit. Shpreson që Maqedonia e Veriut të fillojë me bisedimet këtë vit, për shkak se, siç tha ajo, vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret për ti filluar bisedimet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia