close
Vendi

MPB-ja ZBARDH SULMIN FIZIK NDAJ KREUT TË KRRE-së MARKO BISLIMOVSKI

RKE

KRRE: NUK DO T`I NDALIM PROCEDURAT,  DO TË VEPROJMË SIPAS LIGJIT

Në orët e vona të natës së Hënë në verandën e një lokali në Shkup është sulmuar kreu i KRRE-së Marko Bislimovski. Nëpër rrjete sociale janë shpërndarë xhirime të sulmit ku thuhet se bëhet fjalë për Arianit Xhaferin, të birin e ish-funksionarit të BDI-së, Musa Xhaferit dhe pronarin e kompanisë për furnizim me energji elektrike “U Poëer”. Nga MPB-ja kanë njoftuar se e kanë zbardhur rastin.

MPB

“Menjëherë pas denoncimit të ngjarjes janë marrë masa adekuate, është përgatitur njoftim me shkrim për PTHP Shkup, janë bërë biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar video-xhirimi, është biseduar me të denoncuarin A.XH i cili plotësisht ka pranuar veprën dhe pas konsultimeve me Prokurorin Publik do të përgatitet kallëzim penal për veprën penale dhunë sipas nenit 386 të Kodit Penal”

 Nga KRRE-ja kanë thënë se pas incidentit, Kryetari Bislimovski ndjehet mirë dhe se sulmi është denoncuar në MPB. Nga atje bëjnë me dije se do të vazhdojnë të mbrojnë konsumatorin dhe të sigurojnë stabilitetin e sistemit elektro-energjetik si dhe konform ligjeve do të vazhdojnë t`I zbatojnë procedurat në bazë të argumenteve e jo të forcës fizike.

Përmes një statusi në Facebook, Zv/Kryeministri për luftë kundër korrupsionit ka dënuar këtë rast dhe se tashmë po veprojnë institucionet.

LUPÇO NIKOLOVSKI – FB

 “Ky është shtet i së drejtës ku institucionet veprojnë njëjtë për të gjithë, para ligjeve të gjithë jemi të barabartë, kurse mospajtimet mund të zgjidhen vetëm përmes procedurave dhe institucioneve të sistemit”

Nuk ka munguar as edhe reagimi nga VMRO-DPMNE-ja.

VMRO-DPMNE

 “Kur BDI dhe LSDM dakordohen, për 14 njerëzit që u dogjën në Tetovë bashkërisht thonë se fajtor është kablloja, kur nuk mund të dakordohen për biznese, ndajnë grushte midis Shkupit sikurse Bislimovski dhe i biri i Xhaferit”

Siç njoftohet, dëshmitarët kanë thënë se Xhaferi është ulur në tavolinën ku gjendej Bislimovski dhe pas disa minutave të bisedës fizikisht janë përplasur. Sipas Dojche Veles në gjuhën maqedone, Xhaferi së pari ka kërkuar sqarime nga Bislimovski përse Komisioni për Energjetike ka filluar procedurën për marrjen e licensës së firmës së tij, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia