close
Top LajmeVendi

MPB KA PASUR INFORMATA SE MIJALKOVI DO TË ARRATISET

7AD2DCA7-CE2D-4276-9205-902B805A7B8D

DERI NË MOMENT TË FUNDIT, AI KA QENË PARA SYVE TË POLICISË


Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijw në duart e Sasho Mijallkovit. Policia mbrëmë nuk e gjeti as në shtëpinë e tij, e as në shtëpinë e dytë, hotelin “Marriott”.

Që nga mbrëmë, policia ka bllokuar çdo hyrje dhe dalje të hotelit, e sot në mëngjes po kontrollonte çdo veturë që dilte nga parkingu.

Policia mbrëmë lëshoi fletarrest kombwtar, e sot, pasi Mijalkovi nuk u gjet askund, kërkoi edhe fletarrest ndërkombëtar, e Gjykata Themelore e pranoi.
Sipas kumtesës së Prokurorisë publike, Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën ka dorëzuar informacione se Sasho Mijallkov mund të arratiset.
PROKURORIA PUBLIKE

Indiciet e para që ndoshta i akuzuari Sasho Mijalkov po përgatitet për arratisje nga Ministria e Punëve të Brendshme i kanë ndarë me ne të shtunën në ora 23:00. Të dielën në mëngjes janë bërë kontrollet e duhura dhe është përgatitur propozimi për paraburgim.
Vendimi nga ana e prokurorisë është pranuar në orën 18:45. Në ndërkohë, derisa e kemi marrë vendimin, prokurorët publik vazhdimisht janë informuar nga persona zyrtar pranë MPB-së, se kanë kontakt vizual me të akuzuar Sasho Mijallkov dhe se ai nuk ka ikur.

Kryeministri Zaev thotë se e kupton mllefin e qytetarëve, e premton se do të kërkojë përgjegjësi nëse konstatohet se pushteti ekzekutiv nuk ka vepruar në kohë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Thash se do të kërkoj përgjegjësi kur ti dimë detajet.
Por ne ende nuk i dimë për Gru
evskin!
Mbrëmë gjykata ka dhënë urdhër për burg shtëpiak. Nëse nuk mashtrohem në orën 18:30 në Byronë për siguri publike është marrë urdhri dhe menjëherë është vepruar sipas urdhrit. Rendi është që ti presim detajet dhe sigurisht nëse ka çfarëdo lëshimi përgjegjësi do të kërkoj publikisht.

E nga ana tjetër, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, kërkoi dorëheqje të Qeverisë Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia