close
Top LajmeVendi

MPB: KONFISKOHEN MBI GJYSMË TONI MARIHUANË NË DY AKSIONE

158446835_2918028911859871_1755992629917706719_o

AKSIONI VAZHDON EDHE GJATË DITËS SË SOTME


Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme në dy aksione të veçanta ka ndërprerë dy kanale për transportim ndërkombëtar të mbi 500 kilogramëve marihuanë dhe janë arrestuar tre persona. Gjithashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gajtë aksionit anti-drogë, që u realizua mbrëmë në fshatin Selemlia të komunës së Bogdancit njoftoi se janë konfiskuar 93 kilogram marihuana.

Ministria e Punëve të Brendshme duke detaje nga aksioni anti-drogë, që u realizua mbrëmë në fshatin Selemlia të komunës së Bogdancit njoftoi se janë konfiskuar 93 kilogram marihuanë dhe janë arrestuar një 28 dhe 24-vjeçar.

Janë arrestuar K.K. (28) organizator i transportit dhe S.K. (24) nga fshati Selemli, të cilët në momentin e kryerjes së veprës penale janë kapur në automjetin “Shkoda”, në të cilin është vendosur marihuana. Ata kanë tentuar të arratisen, por shpejtë janë privuar nga liria. Janë kryer kontrolle në zonën e Gjevjgelisë, gjatë së cilës janë konfiskuar mjete lidhur me hetimin. Në lidhje me hetimin, vepron edhe Policia e Greqisë me qëllim që të pastrohet tërë rasti me këtë kanal të tregtimit me narkotikë”,

Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme në dy aksione të veçanta ka ndërprerë dy kanale për transportim ndërkombëtar të mbi 500 kilogramëve marihuanë dhe janë arrestuar tre persona. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, njofton se pesha e rëndë ende nuk është konstatuar pasi që ende vazhdon matja dhe ekspertiza e drogës së konfiskuar në Sektorin për Ekspertiza.

“Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz ka ndërprerë kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për Turqi dhe deri më tani janë konfiskuar (nuk janë matur) 424 kilogramë marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar në tregun e drogës në Turqi vlerësohet se do të arrinte çmimin e mbi një milion eurosh”, thonë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se edhe Gjatë ditës së sotme vazhdon bastisja në automjet, pasi që bëhet fjalë për sasi të madhe të drogës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia