close
Top LajmeVendi

MPB ME DËNIME PËR MOSRESPEKTIM TË MASAVE

E0A57927-1417-49CE-AA01-64E4FE25D11E

306 DËNIME PËR MOSMBAJTJE TË MASKËS


Ministri e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati shtetrorë i tregut kanë vazhduar me inspektime në teren për mos respektimin e masave anti kovid. Janë shqiptuar disa dënime dhe është mbyllur një objekt hotelierik në një fshat të Tetovës.  

Për mos respektim të masave anti covid, Policia mbrëmë ka arrestuar 13 persona në dy festa në disa shtëpi në  Shkup.

“Më 17.01.2021 në orën 2:45, pas marrjes së informacioneve se në banesën në rrugën ‘Rajko Zhinzifov’ në Shkup ka muzikë dhe nuk respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19, policët e SPB Shkup, me urdhër gjyqësor, ka kontrolluar banesën e nj[ (34)vjeçari nga Shkupi. Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërhyrë në një bensë në rrugën “Ekisie Popovski Marko” nga ku janë zbuluar disa persona thuhet në njoftimin e policisë.

Njëkohësishtë, mbrëmë Inspektorati Shtetëror i Tregut mbylli një objekt hotelierik në Sedllarcë të Epërme të Tetovës ku në të ishin gjetur 29 mysafirë pas orarit të lejuar të punës, ndërsa policia e ka arrestuar pronarin 41-vjeçar.

 “Pronari i objektit hotelierik ishte mbajtur në Stacionin e Policisë në Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 306 kundërvajtje. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, me qëllim të përballjes me Kovid-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia