close
Top LajmeVendi

MPB: NDALET NJË KANAL NDËRKOMBËTAR DROGE PREJ SHQIPËRIE NË GREQI

1 (1)

ARRESTOHEN GJASHTË PERSONA, KONFISKOHEN 67.5 KG MARIJUANË ME VLERË RRETH 200.000 EURO

Gjatë së martës, nga ana e zyrtarëve të policisë nga Departamenti për Polici Kriminalistike – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe Njësisë për shpërndarje të shpejtë në kuadër të Departamentit për operacione speciale policore, gjatë një aksioni policor, janë privuar nga liria 6 persona dhe janë konfiskuar 67.5 kilogram marijuanë, me vlerë rreth 200.000 euro.

“Më 12.10.2021 në orët e paditës nga ana e zyrtarëve policor, në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë, gjatë tentativës që në mënyrë të jashtëligjshme të transportojnë dy valixhe me marijuanë me sasi prej 67.5 kilogram janë privuar nga liria dy shtetasit shqiptar me iniciale L.M (44) dhe A.M (36). Në suaza të hetimeve ishin siguruar dëshmi për involvimin edhe të 4 personave tjerë, 2 shtetas të Shqipërisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut”

Sipas MPB-së, më pas, në afërsi të fshatit Stojakovë është privuar nga liria shtetasi I Shqipërisë T.H (38), kurse gjatë bastisjes janë arrestura edhe dy persona tjerë V.D (41) nga Stojakova,dhe E.B (29) nga rrethi i Strumicës. Sipas policisë, anëtari gjashtë I grupit kriminel, shtetasi shqiptar A.K (37) I cili gjendej në arrati, sot rreth orës 13.30 në rajonin e Kërcovës është privuar nga liria.

Nga MPB-ja gjatë ditës në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër gjashtë personave do të dorëzohet kallëzim për veprën e kryer penale sipas Nenit 215 paragrafi 3 të Kodit Penal./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia