close
Vendi

MPB: Ndërpritet transport ndërkombëtar i drogës në vlerë prej 50 mijë eurove

278176541_289358300041371_421659614206558718_n

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 08.04.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim me Departamentin për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” dhe NJPB Gjevgjeli, në Gjevgjeli është ndërprerë transporti i 16 kilogramëve të marihuanës në vlerë prej 50 mijë eurove, e cila është dashur të transportohet nga shteti ynë në Republikën e Greqisë, si destinacion i fundit, gjatë së cilës nga liria janë privuar dy persona.

Në të vërtetë, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, në orët e pasditës në f. Mërzenci është sekuestruar marihuanë, e paketuar në 20 paketime polietilenike të cilat kanë qenë të vendosura në dy çanta, kurse më datën 11.04.2022, pas sigurimit të dëshmive materiale, janë arrestuar T.P. (30) nga Vallandova dhe J.R. (31) nga Gjevgjelia, gjatë së cilës poashtu janë sekuestruar dy automjete dhe disa telefona celular.

Sot (12.04.2022) nga an e SPB StrumicëNJPB Gjevgjeli deri te PTHP Gjevgjeli është parashtruar kallëzim penal sipas nenit 215 pargrafi 1 të Kodit Penal kurse personat do të paraqiten para Gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Gjevgjeli

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia