close
Vendi

MPB në aksion, gjendet drogë në Shkup arrestohen shtatë persona

mpb-me-masa-disiplinore-ndaj-59-pun-euml-tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780×439 (1)

Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe kontrolle të disa personave dhe automjeteve të pasagjerëve. Shtatë persona nga Shkupi janë privuar nga liria tek të cilët janë gjetur marihuanë, kokainë dhe tableta ekstazi.

Gjegjësisht, te M.Gj.(33) dhe D.D.(31) është gjetur marihuanë, te K.T. (33) dhe E.I. (24) u gjet substancë pluhur i bardhë, te S.I. (48) u gjet “ekstazi”, te I.S. (24) u gjet kokainë, te S.S. (25) pluhur i bardhë.

Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës, thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia