close
Vendi

MPB: NË RAJONIN E DIBRËS GJENDET MARIJUANË NË VLERË MBI 500.000 EURO

3

MPB-ja njofton se sot 18.11.2021, në orën 01:05 në Fushën e Banishës, në afërsi të linjës kufitare me Republikën e Shqipërisë, në rajonin e fshatit Ame të Dibrës, zyrtarë policor nga Stacioni I Policisë për kontrolle dhe mbikqyrje kufitare “Bllato”, Qendra Rajonale – Perëndim, kanë gjetur 10 paketime të mëdha me marijuanë.

Siç njofton MPB-ja është bërë ekspertizë dhe është konstatuar se në paketimet ka marijuanë me peshë rreth 200 kilogram me vlerës mbi 500.000 euro.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim përkatës – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia