close
Vendi

MPB: POLICJA NUK ËSHTË DORËHEQUR, ËSHTË NË PUSHIM VJETOR

mvr-jasmina-angeleska-960×476

MPB-ja ka përgënjeshtruar informacionet se policja që kishte pasur mosmarrëveshje me Bekir Asanin ka dhënë dorëheqje. Reagimi I MPB-së vjen prej se policja Jasmina Angeleska, përmes rrjeteve sociale, është ankuar se ndaj saj kryhet mobbing, duke publikuar se është dorëhequr.

Vonë pasdite është prononcuar MPB-ja duke përgënjeshtruar këtë lajm.Sipas MPB-së, zyrtarja policore, që në opinion u bë e njohur pas incidentit me shërbimin e merimangës, për momentin është duke shfrytëzuar pushimin vjetor dhe në departamentin për cështje juridike në Byronë për Siguri Publike deri më atni nuk ka arritur një kërkesë për ndërprerje të marrëdhënies së punës.

“Në departamentin për kontroll të brendshëm dhe hetime profesionale nga J.A nuk k arritur ankesë apo denoncim për mobbing në vendin e punës. Sikurse cdo qytetarë edhe J.A nëse vlerëson se I janë cënuar të drejtat e marrëdhënies së punës ose ndonjë veprim tjetër të jashtëligjshëm dhe joprofesional, rastin mund ta paraqesë në departamentin për kontroll të brendshëm” – thuhet në një komunikatë nga MPB-ja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia