close
Vendi

MPB: SHKATËROHET NJË GRUP TRAFIKANTËSH ME MIGRANTË

D3D2B2AA-B6AE-4475-BA11-BF1C08FFBB96

BASTISJE NË SHKUP, KUMANOVË, SHTIP E GJEVGJELI, ARRESTOHEN 10 PERSONA


Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar aksione nëpër shumë lokalitete në Shkup dhe Kumanovë ku është shkatëruar një grup prej 12 personave që kishin trafikuar migrantë. Sipas informacioneve të policisë, ky grup nga Dhjetori I vitit të kaluar ka trafikuar më shumë se 100 migrantë, kurse për shërbimet u kanë marrë nga 500 deri 700 euro.

“Në bazë të marrëveshjes paraprake, grupi kriminal, migrantët i ka marrë përmes vendkalimeve të jashtëligjshme me Greqinë dhe përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ishin transferuar në vende evropiane perëndimore” thonë nga MPB

Sot në mëngjes janë kryer bastisje në gjithsejt 10 objekte në Gjevgjeli, Shkup, Shtip dhe Kumanovë ku janë arrestuar 10 persona, një person tashmë është duke vuajtur paraburgimin, kurse një tjetër ende është në arrati. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia