close
Top LajmeVendi

MPB: ZBULOHET NJË MINI-LABORATOR DHE KANABIS, ARRESTOHEN 3 PERSONA

1 (1)

MPB-ja përmes një komunikate njofton se më 24.09.2020 rreth orës 15.00, sic thuhet, pas njohurive paraprake operative të Njësisë për tregti të jashtëligjshme me drogë – SPB Shkup, në Vizbeg të Shkupit, janë kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira tjera të I.M (38), ku në oborr janë gjetur marijuanë në tetë saksi dhe 12 rrënjë tjera, prej të cilëve pjesë në hapësirat ndihmëse në fazën e tharrjes, kurse është gjetur edhe një mini-laborator për prodhimin e vajit. Sic thuhet në komunikatën e MPB-së, gjatë kësaj, janë gjetur edhe dy persona, prej të cilëve njëri prej tyre P.V (38) gjatë përpunimit të marijuanës, si dhe G.J (39). Më pas – vijon komunikata – janë kryer bastisje në shtëpinë e G.J, ku është gjetur marijuanë e gatshme për shitje, si dhe shiringa të mbushur me vaj kanabisi. Tre personat janë arrestuar – thuhet në komunikatën e MPB-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia