close
Vendi

MPB:ARRESTOHEN DY SHTETAS SERBË, TRANSPORTONIN MIGRANTË NGA KUBA

mvr-logo2

Nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor të Pikëkalimit Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë nga liria janë privuar F.S. (20) dhe B.E. (19), të dy shtetas serb. Në të vërtetë, në afërsi të pikës së karburantit në Smokvicë, gjatë kontrollit të automjetit ”golf”’, me targa regjistrimi të R. të Serbisë, i drejtuar nga F.S. ku si bashkëudhëtar ka qenë B.E., është konstatuar se në automjet janë transportuar nëntë persona migrantë nga Kuba, të cilët kanë hyrë në mëynrë ilegale në shtet. Në koordinim me Prokuror Publik nga PTHP për NKOK Shkup shoferi dhe bashkëudhëtari janë arrestuar dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal, kurse personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Vinojug në Gjevgjeli./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia