close
Vendi

MPB:KALLËZIM PENAL PËR KRYETARIN E KOMUNËS SË JEGUNOVCIT TETOVË

242064393_689278455365208_3391436537313147769_n

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë deri te Gjykata Themelore Tetovë parashtroi kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse për 44 vjeçarin D.K. nga f. Tudencë-Tetovë, kryetar aktual i Komunës së Jegunocës. Sipas denoncimit, ai më datën 5 janar të vitit 2022 rreth orës 11:30 minuta, në hapësira e Arkivit të Komunës Jegunocë, së pari në mënyrë verbale është grindur me M.M. (69) nga Shkupi, drejtues i firmës private, ia ka marrë, ia ka ndrydhur dokumentet dhe ia ka hedhur në një nga tavolinat dhe e ka dëbuar nga hapësira. M.M. më herët ka qenë i ftuar nga person zyrtar i Komunës Jegunocë që të dorëzojë faturat për shërbime të kryera më herët për Komunën, përkatësisht për shkak të marrëdhënieve të pa pastruara kreditor-debitor.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë përgatiti dhe deri te Gjykata Themelore Tetovë parashtroi, poashtu kërkesë për procedurë kundërvajtëse edhe për M.M. (69) nga Shkupi, i cili sipas denoncimit, e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar D.K. (44), pasi ai ia ka hedhur dokumentet dhe e ka dëbuar nga ambientet e Arkivit të Komunës./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia