close
Vendi

MPB:NË SHKUP SANKSIONOHEN 192 SHOFERË

polic

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 192 sanksione, prej të cilave tridhjetë e shtatë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.

Poashtu janë shqiptuar edhe njëzet gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe gjashtëdhjetë e katër gjoba për parkim të automjeteve në mëynrë jo të rregullt.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga Ministria e Punëve të Brendëshme apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia