close
Vendi

MPB:SHQIPTOHEN 112 SANKSIONE PËR TEJKALIM TË SHPEJTËSISË SË LEJUAR

polic

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.01.2022) vazhdoi me kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 112shoferë, prej tyre dy automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse është konstatuar se 54 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 58 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.Nga Ministria e Punëve të Brendëshme apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia