close
Vendi

MPJ-ja REAGON NDAJ SPOTIT PARAZGJEDHOR TË KARAKAÇANOVIT

C0B9B9F6-14D7-4AA5-96A9-F10D116EB048

SPOTI I VMRO-së BULLGARIA SHPREH PRETENDIME TERRITORIALE


Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se spoti parazgjedhor i partisë bullgare VMRO “shpreh pretendime territoriale” dhe nuk është në frymën e ndërtimit të miqësisë dhe të vlerave evropiane me fotografinë e Ohrit dhe fjalët mbi të “për bullgarizmin”. Të dielën në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të përsëritura, pasi në votimet në prill asnjë parti nuk arriti të formojë qeveri.

Qytetarët me të drjetë vote në Bullgarinë shtatëmilionëshe të dielën do të shprehin vullnetin e tyre cilën nga partitë politike dëshirojnë ta shohin në krye të Qeverisë, pasi në prill zgjedhjet parlamentare përfunduan pa rezultat – asnjëra nga tri partitë udhëheqëse nuk arriti të formojë kabinet. Rezultati i zgjedhjeve është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut, me shpresë se kabineti i ri qeveritar ndoshta do të ketë qëndrim më të butë në lidhje me çështjen e negociatave aderuese të vendit me BE-në, për më shumë se një vit të kushtëzuara nga Sofja. Në finalen e fushatës parazgjedhore ka sinjale më ndryshe – të paktën nga VMRO-ja bullgare e Krasimir Karakaçanov, ministri i paradokohshmë i mbrojtjes, në spotin zgjedhor të të cilit Ohri identifikohet me “bullgarizmin”.

“Për familjen dhe vlerat e krishtera, për kujtimet dhe bullgarizmin, për patriotët bullgarë…”

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, prej ku bëhen përpjekje për mohimin e dialogut për tejkalimin e kontestit, ky spot vlerësohet se është në kundërshtim me ndërtimin e miqësisë në mes fqinjëve. 

MPJ

“Publikimi i spoteve parazgjedhore në të cilat shprehen pretendime  territoriale dhe ndjenja të njëanshme për përkatësi dhe përvetësim kundrejt shtetit tjetër fqinj, nuk është në frymën e ndërtimit të miqësisë dhe respektimit të vlerave evropiane, për të cilat angazhohemi së bashku. Presim që përfaqësuesit zyrtarë të Republikës së Bullgarisë të distancohen dhe t’i dënojnë interpretimet e këtilla.”

Partia e Karakaçanov, e cila deri në muajin prill ishte partner më i vogël i koalicionit në Qeverinë në Sofje, sipas sondazheve të fundit lufton për të fituar minimumin e votave prej 4% që të hyjë në parlament. Shanse më të mëdha vazhdon të ketë partia GERB e kryeministrit të deritanishëm Bojko Borisov me 21,4%, menjëherë pas saj është partia “Ka një popull të tillë” e shoumenit Slavi Trifonov me 20,8%, ndërsa në vendin e tretë mbeten socialistët bullgarë me 15,8% të votave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia