close
Screenshot_6

Ligji i ri për Mbrojtje Sociale (Gazeta Zyrtare e RMV-së Nr. 104/19, 146/19 dhe 275/19) parashikon shërbime të reja për të ofruar ndihmë dhe përkujdesje në shtëpinë e personit me aftësi të kufizuar përkohësisht ose përgjithmonë, për të mundësuar që personi të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e vet dhe të parandalojë nevojën për mbrojtje jashtëfamiljare. Shërbimet në shtëpi përfshijnë: shërbime të kujdesit në shtëpi dhe ndihmë personale.

Me shërbimin ndihmë dhe kujdes në shtëpi sigurohet ndihmë në kryerjen e aktiviteteve bazë të jetës së përditshme, për personat me kapacitet të ulur funksional, të cilët nuk mund të kujdesen për veten e tyre, me qëllim që shfrytëzuesi të aftësohet për vetë-ndihmë, përkatësisht ta kthejë, fitojë ose mbajë aftësinë që vetë të kujdeset për veten, që të vazhdojë të jetojë të shtëpinë e tij dhe të ketë jetë të pavarur në komunitet, deklarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Shfrytëzues të shërbimit janë: persona me invaliditet të rëndë ose me invaliditet të kombinuar të shkallës më të lartë, persona të verbër, persona të moshuar dhe persona të tjerë të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe kujdes në shtëpi. Shfrytëzuesi i shërbimit ndihmë dhe kujdes në shtëpi që realizohet me shpenzime të kompensuara nga Qendra për Punë Sociale, në të njëjtën kohë nuk mund ta shfrytëzojë shërbimin asistencë personale” – deklarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Asistenca personale siç sqarojnë nga MPPS,  përfshin ndihmë dhe mbështetje në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, ndihmë dhe mbështetje në vendin e punës, institucionet arsimore, qendrat për rehabilitim, ndihmë dhe mbështetje në komunitet dhe aktivitete të tjera në interes të personit.

Shërbimi asistencë personale përfshin ndihmë individuale dhe mbështetje për personat e moshës 18 deri në 65 vjeç, me kapacitet të ulur funksional, me qëllim që të mundësohet jetesë e pavarur, pjesëmarrje aktive dhe e barabartë në komunitet, si dhe kryerja e aktiviteteve të përditshme, të cilat një person pa invaliditet zakonisht i kryen pa ndihmë.‘ –deklarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, trajnimet për asistentë do të organizohen nga ana e Kryqit të Kuq Prilep, Ohër, Gostivar, Strugë, Negotinë, Strumicë. Qëllimi i shoqatës nacionale është që këtë vit të zgjerohen programet për trajnim edhe në 5 organizata tjera komunale, në pajtueshmëri me kushtet dhe kapacitetet e organizatave. Në përputhje me rregulloren për certifikim të programeve të Qendrës për arsimim të të rriturve, Kryqi i Kuq i RMV-së në vitin 2020 është i obliguar që ta verifikojë programin në të cilin do të futen edhe përmbajtje të reja me qëllim që i njëjti të përmirësohet. Gjatë gjithë vitit do të trajnohen kujdestarë të rinj të cilët do të ofrojnë shërbime cilësore për personat e moshuar. /Blerona Jakupi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia