close
Vendi

MPPS: NGA E HËNA FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË SHTATORIT

ECFB1846-E5AC-4980-A99C-6D04F302BC4E

Nga e Hëna, 28.09.2020, fillon pagesa etapore e pensioneve të Shtatorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka njoftuar se pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e mirë e pensionistëve në kushte të pandemisë së COVID-19.

Pensionet do të merren përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave. Pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartela, pensionin do t marrin në katër grupe, varësisht lartësisë së pensioneve:

-Të Hënën më 28.09.2020 bëhet pagesa e pensioneve deri më 11.000 denarë;

-Të Martën, 29.09.2020 pagesa e pensioneve nga 11.001 – 14.000 denarë;

-Të Mërkurën 30.09.2020 pagesa e pensioneve nga 14.001 – 18.000 denarë;

Të Enjte më 01.10.2020 pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë.

Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore, ngritjen e parave mund ta bëjnë nga 28 Shtatori.

MPPS-ja njofton se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia