close
Top LajmeVendi

MSH: 1.197 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 331 TË SHËRUAR

e marte

EDHE TRE VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 7.483 testime kurse janë regjistruar 1.197 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 766, Manastir – 94, Prilep – 56, Kavadar – 38, Veles – 31, Ohër – 24, Gjevgjeli – 23, Kumanovë – 18, Resnjë – 16, Tetovë – 15, Shtip dhe Strumicë nga 12, Koçanë – 11, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë dhe Radovish nga 10, Dellçevë dhe Vallandovë nga 7, Strugë dhe Bogdancë nga 5, Gostivar dhe Sveti Nikollë nga 4, Makedonski Brod – 3, Berovë, Probishtip, Demir Hisar, Krushevë, Demir Kapi dhe Dojran nga 1 rast.

Regjistrohen 331 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

3 nga Shkupi (55, 82 dhe 88 vjeç), 3 nga Manastiri (60, 69 dhe 90 vjeç), 2 nga Ohri (68 dhe 79 vjeç) dhe nga një pacient nga Prilepi (68), Velesi (68), Vallandova (41) dhe Struga (88).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 3 viktima tjera, nga Shkupi (72), Vallandova dhe Gjevgjelia me datë të vdekjes nga 23 Dhjetori 2021 deri më 02 Janar 2022.

Deri tani, në nivel vendi, janë bërë gjithsejt 1.619.276 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 227.168, numri I të shëruarve 213.505, kurse I viktimave shkon në 7.996. Për momentin shënohen 5.667 raste aktive./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia