close
Top LajmeVendi

MSH: 1.250 RASTE TË REJA, 22 VIKTIMA, 265 TË SHËRUAR

53DBC025-2244-4531-B313-4411D0B04E43

RASTE AKTIVE – 10.380


MSH-ja, conform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 8.192 testime kurse janë regjistruar 1.250 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 421, Gostivar – 192, Tetovë – 133, Kumanovë – 80, Strumicë – 67, Kërcovë – 62, Strugë – 53, Ohër – 38, Prilep – 25, Manastir – 23, Dibër – 19, Kavadar – 15, Veles – 13, Shtip – 12, Sveti Nikollë – 11, Radovish dhe Vallandovë nga 10, Kocanë dhe Berovë nga 9, Gjevgjeli dhe Resnjë nga 8, Kratovë – 6, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Makedonska Kamenicë nga 4, Dellcevë, Vinicë dhe Makedonski Brod nga 3, Negotinë dhe Demir Hisar nga 2 dhe Bogdancë – 1.

Regjistrohen 265 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 22 pacientë. 4 nga Shkupi (51, 66, 69 dhe 72 vjec), 4 nga Tetova (38, 71, 72 dhe 77 vjec), 3 nga Gostivari (57, 72 dhe 80 vjec), 2 nga Ohri (69 dhe 85 vjec), 2 nga Struga (66 dhe 73 vjec), 2 nga Kërcova (47 dhe 83 vjec), 2 nga Dibra (67 dhe 84 vjec) dhe nga një pacient Kumanova (64), Velesi(47) dhe Vallandova (76).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.101.838 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 167.991, numri i të shëruarve është 151.957, kurse i viktimave – 5.654. Numri i rasteve active shkon në 10.380.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 3.421, Tetova me 1.754, Gostivari me 1.518, Kumanova me 656 dhe Kërcova me 524 u prijnë qyteteve me më shumë raste active në nivel vendi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia