close
Top LajmeVendi

MSH: 1.277 VIKTIMA PËR DY MUAJ – 84% TË PAVAKSINUAR

vaksinimi

TË PAVAKSINUAR 76% E RASTEVE POZITIVE

MSH-ja ka publikuar analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive me COVID-19, për periudhën nga 06 Gusht deri më 7 Tetor. si tw vaksinuar llogariten personat qw janw vaksinuar me dy doza dhe kanw kaluar sw paku 14 ditw nga pranimi i dozws sw dytw.

Në periudhën nga 06 Gusht deri më 07 Tetor në territorin e vendit 38.019 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga testimet e COVID-19. Prej tyre 24% apo 9.163 kanë qenë tërësisht të vaksinuar.

Sipas statistikës gjatë dy muajve të kaluara 28.856 qytetarë apo 76% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar.

81% e pacientëve të shtruar nëpër spitale janë të pavaksinuar kurse vetëm 19% e pacientëve që për momentin janë të shtruar nëpër covid-spitalet janë plotësisht të vaksinuar.

Gjatë periudhës dy mujore, sipas MSH-së, janë shënuar 1.277 viktima si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Prej tyre 1.070 pacientë që kanë ndërruar jetë apo 84% nuk kanë qenë të vaksinuar kurse vetëm 207 apo 16% kanë marrë vaksina.

Sipas analizave, viktimat kanë patur më shumë sëmundje të kombinuara kronike dhe janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion të vendit. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia