close
Top LajmeVendi

MSH: 1.732 RASTE TË REJA, SHTATË VIKTIMA, 1.035 TË SHËRUAR

infektivna-kovid-ambulanta-korona-virus-1

EDHE GJASHTË VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se janë bërë 6.928 testime kurse janë regjistruar 1.732 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 788, Manastir – 159, Prilep – 95, Kumanovë – 79, Ohër – 57, Kavadar – 47, Veles – 45, Kërçovë – 38, Tetovë – 35, Shtip – 34, Strumicë – 33, Resnjë – 31, Gostivar – 30, Negotinë – 29, Gjevgjeli – 27, Koçanë – 26, Radovish – 24, Dellçevë dhe Krushevë nga 20, Strugë – 18, Vallandovë – 16, Demir Hisar – 14, Sveti Nikollë – 13, Berovë – 12, Bogdancë – 11, Kriva Pallankë – 10, Probishtip – 5, Dibër, Vinicë dhe Kratovë nga 3, Makedonski Brod, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenicë nga 2, Pehçevë – 1 rast.

Nga numri i përgjithshëm I rasteve positive (1.732), janë regjistruar 204 riinfektime.

Regjistrohen 1.035 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

2 nga Shkupi (68 dhe 88 vjec), 2 nga Velesi (57 dhe 83 vjec) dhe nga një pacient nga Prilepi (84), Kavadari (69) dhe Sveti Nikolla (79).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 6 viktima tjera – 3 nga Shkupi dhe nga nja nga Ohri, Kavadari dhe Kumanova të moshës 0 – 91 vjec, me datë të vdekjes 24 Dhjetor 2021 deri 11 Janar 2022

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.692.991 testime kundër COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 241.651, numri I të shëruarve është 218.340, kurse I viktimave – 8.083. Numri I rasteve aktive është 15.228./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia