close
Top LajmeVendi

MSH: 101 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA, 10 TË SHËRUAR

83316141_2403782799928739_3120540413400711168_o

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 974 testime, kurse janë regjistruar 101 raste të reja me COVID-19. Janë shënuar edhe 4 viktima. 59 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Shkup

 

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 84 vjecare nga Prilepi, kurse në Spitalin “8 Shtatori” shënohen edhe tre viktima tjera. Një 75 vjecar nga Tetova, një 71 vjecar nga Kumanova dhe një 58 vjecar nga Shkupi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 974 teste ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkup -59, Kumanovë-12, Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-3, Koçani-3, Probishtip-2. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar.Të shëruarit janë nga: Tetova-8 dhe Velesi-2, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në nivel veni janë bërë 32.161 testime, ku 132 prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të skriningut në Çerdhet e Fëmijëve përmes QSHP-ve në Shtip, Prilep, Manastir dhe Shkup. Janë konfirmuar dy raste pozitive në Shtip.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2.492, numri i pacientëve të shëruar është 1.605, numri i vdekjeve është 145, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia