close
Vendi

MSH: 107 RASTE TË REJA, 19 VIKTIMA, 247 TË SHËRUAR

msh

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 6.759

 

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1.668 testime kurse janë regjistruar 107 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 83, Prilep – 6, Kumanovë dhe Kavadar nga 4, Manastir – 3, Negotinë – 2, Shtip, Kërçovë, Koçanë, Gjevgjeli dhe Probishtip nga 1.

Regjistrohen 247 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 19 pacientë.

12 nga Shkupi (86, 84, 80, 75, 75, 73, 67, 65, 63, 57, 48 dhe 39 vjeç), 2 nga Kumanova (71 dhe 42 vjeç) dhe nga një pacient nga Bogdanca (70), Velesi (73), Gjevgjelia (69), Kërçova (69) dhe Makedonska Kamenica (87).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga sistemi “Terminim Im”, janë paraqitur edhe 5 viktim atjera me datë të vdekjes nga 16 Shtatori deri më 04 Tetor. Bëhet fjalë për dy viktima nga Shkupi dhe nga një nga Tetova, Gjevgjelia dhe Velesi të moshës nga 59 deri në 79 vjeç.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.344.538 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 197.197, numri i të shëruarve është 183.474, kurse i viktimave – 6.964. Numri i rasteve aktive është 6.759./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia