close
Top LajmeVendi

MSH: 1039 RASTE TË REJA, 15 VIKTIMA, 998 TË SHËRUAR

32AFE60D-7F9F-426D-98D3-7E7FE9ADA9D2

NË TOTAL 56.164 RASTE, AKTIVE – 20.711


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3143 testime kurse janë regjistruar 1039 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 546, Prilep – 83, Gostivar – 48, Manastir – 41, Kumanovë – 38, Ohër – 32, Tetovë – 30,  Kërcovë – 28, Shtip – 27, Veles – 25, Strugë – 24, Kavadar – 18, Gjevgjeli dhe Resnjë nga 14, Negotinë – 11, Sveti Nikollë dhe Strumicë nga  9, Radovish – 7, Demir Hisar – 6, Kriva Pallankë dhe Probishtip nga 5, Krushevë – 4, nga 3 raste në Makedonski Brod, Vallandovë, Vinicë dhe Dellcevë dhe nga 1 rast në Pehcevë, Berovë dhe Kratovë.

ISHP-ja ka regjistruar 998 pacientë të shëruar.

Knë ndërruar jetë 15 persona. Bëhet fjalë për 6 pacientë nga Prilepi të moshës  (65, 65, 69, 69, 69 dhe 72 vjec), një pacient nga Shkupi (73vjec), një nga Dibra (60vjec), një nga Velesi (71vjec), një nga Manastiri (64vjec), një nga Vallandova (66vj), nga Demir Hisari  (84vj), nga Sveti Nikolla (56vj), Kërcova (55vj) dhe një pacientë nga Resnja (84vj). Njoftohet se të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjitshëm I të diagnostifikurave me COVID-19 në vendin tonë shkon në 56.164, numri I të shëruarve është 33.892, kurse numri I viktimave shkon në 1.561. Për momentin shënohen 20.711 raste active. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 316.662 testime. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia