close
Vendi

MSH: 1093 RASTE TË REJA, 28 VIKTIMA, 819 TË SHËRUAR

5E82DA45-24F2-4835-A2E7-C8A933B337B1

NË TOTAL 59.701 RASTE, AKTIVE – 21.218


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3084 testime kurse janë regjistruar 1093 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 431, Gostivar – 94, Prilep – 60, Kumanovë – 57, Veles – 55, Kavadar – 44, Tetovë dhe Shtip – 41, Manastir dhe Ohër nga 37, Strugë – 29, Sveti Nikoll – 20, Negotinë – 19, Strumicë – 18, Kërcovë – 15, Gjevgjeli dhe Dibër nga 14, Kocanë – 13, Radovis – 11, Resnjë – 10, Krushevë – 8, nga 7 raste në Kriva Pallankë dhe Dellcevë, nga 3 raste në Vallandovë dhe Vinicë, nga 2 në Probishtip dhe Makedonski Brodd he Kratovë – 1 rast.

ISHP-ja ka regjistruar 819 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 28 persona. 9 nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 5 nga Tetova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 1 nga Struga, 1 nga Velesi, 1 nga Ohri, 2 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 1 nga Kratova dhe 1 nga Resnja.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 59.701, numri I të shëruarve është 36.825, kurse I viktimave shkon në 1658. Për momentin shënohen 21.218 raste active. Në nivel vendi deri më tani janë bërë 325.959 testime. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia