close
Top LajmeVendi

MSH: 1160 RASTE TË REJA, 30 VIKTIMA, 1094 TË SHËRUAR

AB053FB8-E9AC-460E-BF74-5AEE4E22768D

NË TOTAL 58.608 RASTE, AKTIVE – 20.914


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2864 testime, kurse janë regjistruar 1160 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 472, Manastir – 87, Prilep – 78, Tetovë – 61, Kumanovë – 58, Ohër – 47,  Shtip – 43, Strumicë – 39, Kavadar dhe Veles nga 32, Strugë – 29, Kërcovë – 26, Gostivar – 22, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 17, Kocanë – 15, Dellcevë – 12,  Negotinë – 11, nga 10 raste në Probishtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod, Berovë – 9, Kriva Pallankë – 6, Vallandovë – 5, nga 2 raste në Dibër, Radovish, Krushevë, Vinicë dhe Kratovë dhe nga 1 rast në Gjevgjeli dhe Pehcevë.

ISHP-ja ka regjistruar 1094 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 30 persona. 9 pacientë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 6 nga Manastiri, 1 nga Velesi, 3 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 1 nga Strumica, 1 nga Kocana, 2 nga Dellceva, 1 nga Kratova, 1 nga Kërcova dhe 1 nga Negotina. Pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 58.608, numri I të shëruarve është 36.064, kurse I viktimave 1630. Për momentin shënohen 20.914 raste active. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 322.875 testime. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia