close
Top LajmeVendi

MSH: 132 RASTE TË REJA, 12 VIKTIMA, 112 TË SHËRUAR

106130671_2425725311067821_8983805634529940383_o

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 868 testime, kurse janë regjistruar 132 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 57, Kumanovë – 10, Dibër -1, Shtip – 13, Prilep – 7, Tetovë -19, Strugë – 3, Veles – 4, Manastir – 1, Ohër – 5, Kavadar – 1, Gostivar – 6, Probishtip – 2, Sveti Nikollë – 2 dhe Resnjë – 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 112 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup – 42 dhe Shtip – 40.

Kanë ndërruar jetë 12 persona. Pesë nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Struga dhe nga një pacient nga Shtipi, Velesi dhe Gostivari.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Struga të moshës 60 dhe 66 vjecare, një pacient 49 vjecar nga Tetova dhe një 72 vjecar nga Shkupi.
Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 4 persona, tre nga Shkupi të moshës 56, 69 dhe 75 vjece dhe një paciente 68 vjecare nga Velesi. Në Spitalin e Shtipit ka ndërruaj jetë një 81 vjecar, në Gostivar një 70 vjecar dhe në Tetovë një 62 vjecar. Në Spitalin Kozle gjithashtu ka ndërruar jetë një 83 vjecare nga Shkupi.

Numri I përgjithshëm I të diagnistifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 6209, numri I të shëruarve është 2427, I viktimave 298 kurse për momentin shënohen 3484 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithejt 59.633 testime.

Qytetet me më shumë raste aktive vazhdojnë të jenë Shkupi me 1986, Tetova me 366, Kumanova me 293, Shtipi me 148, Ohri me 143 he Struga me 133 raste aktive. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia