close
Top LajmeVendi

MSH: 138 RASTE TË REJA, 7 VIKTIMA, 144 TË SHËRUAR

FB_IMG_1596293658628

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1621 testime, kurse janë regjistruar 138 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 47, Kumanovë – 17, Shtip – 16, Gostivar – 10, Dibër – 10, Makedonski Brod – 6, nga 5 raste në Veles, Manastir dhe Koçanë, në Kërçovë – 3, nga 2 raste në Tetovë, Prilep, Ohër, Vinicë dhe nga 1 rast në Kavadar, Kriva Pallankë, Probishtip, Demir Hisar, Kratovë dhe Resnjë.

ISHP-ja ka regjistruar 144 pacientë të shëruar, prej të cilëve numër më të madh në Shkup – 105.

Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy paciente nga Shkupi të moshës 64 dhe 67 vjecare, një 53 vjecare nga Makedonski Brod, një 41-vjecare nga Kërcova, një 27 vjecar nga Manastiri, një 78 vjecar nga Dibra dhe një 64 vjecar nga Shtipi. Gjashtë prej tyre kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, kurse njëri jashtë spitalit.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 10.891, numri I të shëruarve është 6698, kurse I viktimave 493. Për momnetin shënohen 3700 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 103.938 testime.

Në covid-spitalet e vendit njoftohet se ka 381 pacientë të shtruar prej të cilëve 54 janë në gjendje më të rëndë shëndetsore me oksigjenoterapi apo në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia