close
Top LajmeVendi

MSH: 143 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 110 TË SHËRUAR

9F71F9D1-60E2-4901-9502-523DFCD10255

NË TOTAL 17.343, AKTIVE – 2200


Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1504 testime, ndërsa janë regjistruar 143 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-43, Kumanovë-16, Shtip-4, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-2, Veles-3, Ohër-2, Kavadar-3, Gostivar-6, Gjevgjeli-4, Strumicë-11, Radovish-1, Koçan-15, Probishtip-1, Pehçevë-1, Valandovë-3, Vinicë-2, Delçevë-3, Sveti Nikolë-5, Kërçovë-2 dhe Negotinë-1. 


Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 110 pacientë të shëruar. 


Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 9 persona, një pacient nga Vinica (70 vjeç), dy pacientë nga Strumica  (nga 67 vjeç), një pacient nga Ohri (48 vjeç), një nga Gostivari (64 vjeç), dy pacientë nga Tetova (70 dhe 71 vjeç) dhe dy pacientë nga Kumanova (68 dhe 77 vjeç). 


Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 17.343, numri i pacientëve të shëruar është 14.422, i viktimave – 721. Për momentin shënohen 2200 raste aktive.

 

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 341 pacinetë të shtruar, ku 44 prej tyre janë me oksigjeno terapi kurse 5 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia