close
Top LajmeVendi

MSH: 152 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA, 126 TË SHËRUAR

120134261_2501264446847240_5966838747845551209_n

NË TOTAL 17.200 RASTE, AKTIVE – 2176


Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1630 testime, ndërsa janë regjistruar 152 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-58, Kumanovë-5, Dibër-2, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Manastir-5, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-6, Strumicë-14, Koçan-18, Probishtip-1, Berovë-4, Valandovë-4, Delçevë-3, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 126 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë dy persona, një pacient nga Ohri (77 vjeç) dhe një pacient nga Radovishi (62 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 17.200, numri i pacientëve të shëruar është 14.312, i viktimave – 712, ndërsa për momentin shënohen 2176 raste aktive.

Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar 332 pacientë, ku sic njoftohet, 45 prej tyre janë me oksigjeno-terapi kurse 4 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia