close
Vendi

MSH: 156 RASTE TË REJA, 10 VIKTIMA, 326 TË SHËRUAR

mz1

RASTE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 7.859

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.309 testime, kurse janë regjistruar 156 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kavadar – 19, Manastir – 13, Prilep dhe Kumanovë nga 8, Koçanë – 3, Strugë – 2, Tetovë, Shtip, Ohër, Kërçovë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Kratovë, Bpgdancë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Regjistrohen 326 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 10 pacientë.

4 nga Shkupi (76, 78, 79 dhe 82 vjeç) dhe nga një pacient nga Kavadari (61), Shtipi (38), Prilepi (66), Velesi (47), Sveti Nikolla (82) dhe Berova (35).

Deri më tani në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.409.078 testime të COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 shkon në 206.233, numri I të shëruarve është 191.132, kurse i viktimave shkon në 7.242. Për momentin shënohen 7.859 raste aktive./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia