close
Top LajmeVendi

MSH: 160 TË INFEKTUAR DHE 3 VIKTIMA NË 24 ORËT E FUNDIT

FB_IMG_1597419206772

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 160 raste të reja me covid 19 dhe 3 viktima, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari. Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 368.

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2172 testime, ndërsa janë regjistruar 160 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-38, Kumanovë-19, Dibër-1, Shtip-10, Prilep-4, Tetovë-20, Strugë-9, Veles-3.

Sot Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar nga: Shkupi-117, Kumanova-34, Dibra-60, Shtipi-18, Prilepi-5, Tetova-32, Kavadari-5, Gostivari-42, Strumica-13, Kriva Pallanka-9.

Kanë ndërruar jetë tre pacientë, dy pacientë nga Shkupi (60 dhe 72 vjeç) dhe një paciente nga Gostivari (53 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 12515, numri i pacientëve të shëruar është 9030, i të vdekurve 535, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2950.

Sot janë evidentuar dy teste kontrolluese. Sipas analizave të kryera epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

2172 testet janë kryer përmes: Institutit të shëndetit publik-851, Qendra e shëndetit publik Shkup-35, Avicena-174, Biotek-356, ASHAM-94, Zhan Mitrev (Filip Vtori)-267, Sistina me metodën PCR-264, Mjekësia ligjore-14, Qendra e shëndetit publik Manastir-102, Klinika e sëmundjeve infektive-8, Klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë-7. Deri më tani në vend janë kryer 123122 testime për Covid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën e sëmundjeve infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 13 pacientë. Gjithsejt janë të hospitalizuar 83 pacientë. Në oksigjenoterapi janë 43 pacientë, në ventilim mekanik nuk ka.

Në spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 13 pacientë të rritur pozitivë me Covid-19 dhe 6 fëmijë pozitivë me virus, ndërsa 3 pacientë janë të dyshuar.

Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” janë pranuar 15 raste të reja, gjithsejt të hospitalizuar janë 72 pacientë. Në aparat respirator janë 5 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 26, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 106 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia