close
106535900_2429015110738841_6020017998215251819_o

Në 24 orët e fundit janë bërë 1454 testime, kurse janë regjistruar 165 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 71, Tetovë – 20, Kumanovë – 15, Gostivar – 14, Ohër – 10, Shtip -10, Resnjë – 5, Prilep – 5, Probishtip – 4, Strugë – 3, Manastir – 3, Kërçovë – 2 dhe nga 1 rast në Dibër, Veles dhe Makedonski Brod.

Kanë ndërruar jetë 7 persona, dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dhe nga një pacient nga Struga, Koçana dhe Negotina. Viktimat janë të moshës nga 55 deri 79 vjecare.

Instituti I Shëndetit Publik ka regjistruar 128 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Shkup 97 prej tyre.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipche gjatë një vizite në Spitalin e Ohrit ka deklaruar se sistemi që zbatohet në vend për testim të gjerë dhe identifikimin  e të prekurve është I shkëlqyeshëm për shkak se, sic tha, po zvogëlohet presioni ndaj sistemit shëndetësor. Ai u zotua se asnjë pacient nuk do të mbetet pa ndihmë shëndetësore

“Asnjë pacientë nuk është lënë pa trajtim përkatës në spital. Nëse nuk mundet të trajtohet për shkak të mbingarkesës së reparteve në afërsi të rajoneve ku jetojnë këtë mund ta bëjnë në klinikat e Shkupit”,tha Filipçe.

Në nivel vendi janë bërë 64.837 testime, kurse numri I përgjithshëm I të prekurve me COVID-19 shkon në 6787, numri I të shëruarve është 2876, I viktimave 328 kurse për momentin autoritetet shëndetësore shënojnë 3583 raste aktive./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia