close
Top LajmeVendi

MSH: 167 TË INFEKTUAR PAS MARRJES SË DOZËS SË DYTË TË VAKSINËS

9864D819-B6E8-4BFC-9C51-BD370207F7ED

TRIDHJETË RASTE ME VARIANTIN DELTA


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më 05 Gusht, nga 416.614 persona që kanë marrë dy doza të vaksinave, vetëm 167 janë infektuar 14 ditë pas marrjes së dozës së parë, kurse 11 janë shtruar nëpër spitale.

Sipas analizës së fundit për periudhën nga 1 deri 31 Korrik, janë regjistruar 809 raste positive me COVID-19, prej tyre 82 persona janë infektuar pas kalimit të më shumë se 14 ditëve pas marrjes së dozës së dytë. Vetëm 10% nga të gjitha rastet active në Korrik, janë infektuar me COVID-19 pas marrjes së dozës së dytë.

Në mesin e rasteve positive ka të vaksinuar me Sinofarm, AstraZeneka, Sputnik V, Pfizer, kurse në mesin e tyre ka edhe të infektuar që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinën Moderna.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në vend ende vazhdon të jetë dominues variant britanik i virusit, por duke marrë parasysh përhapjen e shpejtë të virusit Delta në rajon dhe botë, i njëjti mund të përahpet edhe në vend. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë detektuar 30 raste me variantin Delta. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia