close
Top LajmeVendi

MSH: 176 RASTE TË REJA, 9 VIKTIMA, 80 TË SHËRUAR

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 870 testime, kurse janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 61, Tetovë – 22, Strugë – 19, Shtip – 14, Ohër – 14, Kumanovë – 8, Gostivar – 7, Kërçovë – 6, Resnjë – 5, Prilep – 5, Veles – 5, Manastir – 3, Koçanë – 2 dhe nga 1 rast në Dibër, Strumicë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 80 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Tetovë – 30.

Kanë ndërruar jetë 9 persona. Shtatë pacientë nga Shkupi një nga Tetova dhe një nga Struga.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 6080, numri I të shëruarve – 2315, I viktimave 286, kurse për momentin regjistrohen 3479 raste aktive.

Në Shkup regjistrohen 1978 raste aktive, në Tetovë – 367, në Kumanovë – 283, Shtip – 176, Ohër – 139 dhe Strugë – 131 raste, qytete këto që shënojnë numra treshifrorë të rasteve aktive.

Raportohet se në nivel vendi deri më tani janë bërë 58.765 teste.

Në Klinikën Infektive, Spitalin “8 Shtatori”, Spitalet në Manastir dhe Shtip, në Spitalin e Fëmijëve në Kozle dhe në Repartet Infektive të Spitaleve në Tetovë, Kumanovë, Ohër, Veles dhe Prilep, autoritetet njoftojnë se janë të shtruar gjithsejt 393 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia