close
Vendi

MSH: 183 RASTE TË REJA, 6 VIKTIMA, 1731 TË SHËRUAR

488ED294-D476-46F5-96D7-ADE8A1E1CF52

NË TOTAL 90.654 RASTE, AKTIVE – 9.715


MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1466 testime, kurse janë regjistruar 183 raste të reja me COVID-19. Në Shkup-85, Kavadar-13, Tetovë dhe Ohër -10, Prilep-7, Kumanovë, Resnje, Gjevgjeli dhe Gostivar nga 6 raste, Strugë-5, Negotinë dhe Veles-4, Strumicë dhe Shtip-3, ,Koçan ,Radovish, Probishtip dhe Bogdanci -2, dhe nga një rast në Kërçovë, Sveti Nikollë, Dibër, Delçevë, Kratovë, Dojran, dhe Manastir.

ISHP-ja ka regjistruar 1731 pacientë të shëruar. 

Kanë ndërruar jetë 6 persona. një pacient nga Shkupi, një nga Kumanova , një nga Prilepi, një nga Gostivari dhe dy pacientë nga Ohri. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 90.654, numri I të shëruarve është 78.154, kurse I viktimave shkon në 2.785. Për momentin shënohen 9.715 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 442.600 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia