close
Vendi

MSH: 191 RASTE TË REJA, 3 VIKTIMA, 77 TË SHËRUAR

120731930_2510639699243048_922902915444155614_o

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1350 teste të bëra, janë regjistruar 191 raste të reja me Covid 19. Në Shkup 96 raste, Tetovë dhe Koçan nga 15 raste, Prilep 13, Strumicë dhe Vinicë nga 5 raste, Gostivar, Kumanovë dhe Gjevgjeli nga 4 raste, Manastir 3, Kriva Pallankë, Radovish, Vallandovë, Delçevë, Sveti Nikollë, Kërçovë, Prespë nga dy raste dhe nga një rastë në Veles, Kavadar, Pehçevë, dhe Negotinë. Gjatë ditës së sotme Instituti i i Shëndetit Publik ka regjistruar 77 pacientë të shëruar. Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 3 persona, një pacient nga Shkupi ( 81 vjeç ), një nga Kërçova ( 67 vjeç ) dhe një nga Struga ( 77 vjeç ).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 18790, numri i pacientëve të shëruar është 15341, numri i të vdekurve është 756, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2693.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia