close
Top LajmeVendi

MSH: 20 RASTE TË REJA, 1 VIKTIMË, 24 TË SHËRUAR

99008832_2394938334146519_2845075448851857408_o

Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një 63 vjecar nga Shkupi, I shtruar në spital më 6 Maj, kurse një ditë më vonë është konfirmuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 744 teste, kurse janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus. Në Shkup janë regjistruar 16 raste të reja, kurse nga 2 raste në Kumanovë dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ISHP-ja sot ka regjistruar 24 pacientë të shëruar, prej të cilëve në Shkup – 4, Kumanovë – 3, Prilep – 5, Tetovë – 6, Veles – 4 dhe në Manastir – 2.

Konform të dhënave të autoriteteve shëndetësore të vendit, numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve shkon në 1941, numri I pacientëve të shëruar – 1411, I viktimave – 113, kurse për momentin numri I rasteve active është 417. Sipas të dhënave numri I testimeve në nivel vendi ka arritur në 24.762.

Nga numri I përgjithshëm I testimeve, gjatë 24 orëve të fundit, 355 janë në kuadër të skriningut nëpër cerdhet e fëmijëve. Testime janë bërë në Veles, Kocanë, Kumanovë dhe Shkup ku njoftohet se nuk janë regjistruar raste pozitive. Deri më tani me skriningun janë bërë 2060 testime për COVID-19, kurse janë regjistruar vetëm 2 raste pozitive.

Në Klinikën Infektive në Shkup, në Spitalin “8 Shtatori” dhe Spitalet në Manastir dhe Shtip, sipas të dhënave nga MSH-ja gjithsejt janë të shtruar 85 pacientë, prej të cilëve 42 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në Repartet Infektive në Tetovë, Kumanovë, Veles, Prilep dhe Ohër gjithsejt janë të shtruar 44 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia