close
Top LajmeVendi

MSH: 246 RASTE TË REJA, TRE VIKTIMA, 547 TË SHËRUAR

MSH01

EDHE TRE VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 4.072 testime, kurse janë regjistruar 246 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 145, Strumicë – 16, Prilep – 14, Shtip, Ohër dhe Manastir nga 12, Kavadar – 10, Negotinë – 4, Strugë, Gjevgjeli dhe Kumanovë nga 3, Veles dhe Resnjë nga 2, Kërçovë, Gostivar, Vallandovë, Radovish, Tetovë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

Regjistrohen 547 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 3 pacientë.

Dy nga Shkupi (63 dhe 86 vjec) dhe një pacient nga Strumica (53)

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 3 viktima tjera – një nga Shkupi (86 vjec), Tetova (78 vjec) dhe Kërçova (68 vjeç).

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.608.232 testime kundër COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 225.730, numri I të shëruarve është 212.927, kurse I viktimave – 7.975. Numri I rasteve aktive është 4.828./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia