close
Top LajmeVendi

MSH: 247 RASTE TË REJA, 15 VIKTIMA, 321 TË SHËRUAR

3396794F-D92C-4784-8E79-1B44ACD15A36

NË TOTAL 27.199 RASTE, AKTIVE – 7.317


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 737 testime, kurse janë regjistruar 247 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 116, Prilep – 23, Ohër – 14, Strugë dhe Shtip nga 12, Tetovë dhe Gostivar nga 10, Manastir – 8, Veles – 7, Strumicë dhe Kërçovë nga 6, Probishtip – 5, Kumanovë – 4, nga 3 raste në Kriva Pallankë dhe Koçanë, nga 2 raste në Kavadar, Radovish dhe Resnjë dhe nga 1 rast në Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

ISHP-ja ka regjistruar 321 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 15 persona. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi të moshës 73 dhe 78 vjecare, dy nga Struga 73 dhe 75 vjec, një 58 vjecar nga Velesi, një 69 vjecar nga Ohri, një 71 vjecar nga Kavadari, një 71 vjecar nga Gostivari, një 76 vjecar nga Gjevgjelia dhe dy pacientë të moshës 49 dhe 68 vjece nga Koçana. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 27.199, numri I të shëruarve është 18.948, kurse I viktimave – 934. Raportohet për 7317 raste aktive në nivel vendi.

Në covid-spitalet e vendit raportohet për 622 pacientë të shtruar, prej të cilëve, 110 janë me oksigjeno-terapi kurse 2 të kycur në respiratorë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia