close
Top LajmeVendi

MSH: 266 RASTE TË REJA, TETË VIKTIMA, 717 TË SHËRUAR

mz001

EDHE SHTATË VIKTIMA TJERA NGA “TERMINI IM”

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.572 testime kurse janë regjsitruar 266 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 120, Manastir – 25, Prilep – 22, Ohër – 20, Kumanovë dhe Kavadar nga 11, Resnjë – 8, Strumicë – 7, Tetovë – 6, Koçanë dhe Strugë nga 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë nga 4, Veles dhe Radovish nga 3, Kriva Pallankë dhe Makedonski Brod nga 2, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Sveti Nikollë, Dellçevë, Vinicë, Kratovë dhe Demir Hisar nga 1 rast.

Regjistrohen 717 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 8 pacientë.

2 nga Strumica (56 dhe 76 vjec), 2 nga Kumanova (63 dhe 75 vjec) dhe nga një pacient nga Shkupi (82), Prilepi (83), Manastiri (47) dhe Shtipi (83).

Konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im’, janë shënuar edhe 7 viktima tjera në periudhën nga 27 Nëntori deri më 24 Dhjetor. Bëhet fjalë për dy viktima nga Gostivari dhe nga një nga Shkupi, Ohri, Struga, Tetova dhe Kavadari, të moshës 57 – 82 vjec.

Deri tani në nivel vendi janë bërë 1.570.171 testime për COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë, nga fillimi I epidemisë, është 222.932, numri I të shëruarve 210.319 kurse I viktimave shkon në 7.894. Për momentin shënohen 4.719 raste aktive me COVID-19./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia