close
Top LajmeVendi

MSH: 29 RASTE TË REJA, SHËNOHEN PESË VIKTIMA

92842331_3020469234676912_6481321506130362368_o

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë të prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një pacient 52 vjecar nga Kumanova, një paciente 65 vjecare nga Llabunishta e Strugës, një paciente 62 vjecare  nga Fshati Cellopek I Tetovës dhe një paciente 81 vjecare nga Shtipi. Në shtëpinë e tij në Kumanovë ka ndërruar jetë edhe një pacient I konfirmuar me COVID-19 I moshës 53 vjecare.  Me këtë numri I viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkon në 26. Raportohet për 30 të shëruar dhe 543 raste active.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, duke e cuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 599. Në Shkup janë regjistruar 15 raste të reja, në Kumanovë – 7, Prilep – 1, Strugë – 3 dhe Koçanë – 3 raste. Me këtë numri I përgjithshëm I pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë  është 599. Sipas vendbanimeve raste me koronavirus janë shënuar: Në Shkup – 254, Kumanovë – 128, Dibër – 49, Shtip – 20, Prilep – 34, Tetovë – 29, Strugë – 28, Veles – 10, Manastir – 6, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 3, Radovish – 4, Krushevë – 2 dhe në Koçanë – 17 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 testime, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 5879 testime në nivel vendi./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia