close
Top LajmeVendi

MSH: 296 RASTE TË REJA, TETË VIKTIMA, 109 TË SHËRUAR

958CF116-7009-47A3-A9D9-03FFB8A97D55

RASTE AKTIVE – 5.937


MSH-ja, conform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.480 testime kurse janë regjistruar 296 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 143, Gostivar – 60, Kërcovë – 23, Strumicë – 11, Shtip – 10, Tetovë – 9, Kumanovë – 8, Strugë – 6, Ohër – 5, Prilep, Radovish dhe Dibar nga 3, Manastir, Kocanë, Negotinë de Probishtip nga 2, Veles, Kavadar, Vinicë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 109 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 8 pacientë. 3 nga Gostivari  (54, 69 dhe 78 vjec), 2 nga Struga (69 dhe 74 vjec) 2 nga Tetova (44 dhe 51) dhe një nga Kocana(74).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.065.772 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 162.457, numri i të shëruarve është 150.960, kurse i viktimave – 5.560. Numri i rasteve active shkon në 5.937.

Sipas analizave epidemiologjike, Shkupi me 2.001, Tetova me 1.172, Gostivari me 820, Kumanova me 363 dhe Kërcova me 330 u prijnë qyteteve me më shumë raste active në nivel vendi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia