close
Vendi

MSH: 307 RASTE TË REJA, 14 VIKTIMA, 658 TË SHËRUAR

B7D20F63-643E-41E6-ACA9-82B5B6AA4FDD

NË TOTAL 90.124 RASTE, AKTIVE – 11.311


MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1.854 testime, kurse janë regjistruar 307 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 137, Kumanovë – 17, Veles – 15, Tetovë dhe Prilep nga 13, Dibër – 11, Gostivar, Ohër dhe Kavadar nga 10, Strumicë – 9, Kërçovë – 8, Manastir – 7, Gjevgjeli dhe Dellçevë nga 6, Resnjë – 5, Shtip dhe Radovsih nga 4, nga 3 raste në Strugë, Bogdancë, Kratovë, Probishtip dhe Krushevë, Vinicë – 2 dhe nga 1 rast në Sveti Nikollë, Negotinë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod.

Janë shënuar 658 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore, kanë ndërruar jetë 14 persona. 5 pacientë nga Shkupi  (70, 78, 65, 75 dhe 80vj.), 1 nga Prilepi (73vj.), 1 nga Gostivari (71vj.), 1 nga Shtipi (66vj.), 2 pacientë nga Ohri  (75 dhe 78vj.), 1 nga Kavadari (52vj.), 1 nga Kërçova (63vj.), 1 nga Sveti Nikolla (57vj.) dhe një pacient nga Gjevgjelia (80vj.)

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendind tonë shkon në 90.124, numri I të shëruarve është 76.045, kurse I viktimave shkon në 2.768. Për momentin shënohen 11.311 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 439.121 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia