close
Top LajmeVendi

MSH: 333 RASTE TË REJA, 10 VIKTIMA, 268 TË SHËRUAR

A9040D54-46D1-4522-84FA-6DB1497B684F

NË TOTAL 107.163 RASTE, AKTIVE – 9.239


MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 2.259 testime, kurse janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 182, Kavadar – 22, Kumanovë dhe Ohër – nga 20, Tetovë – 15, Manastir – 11, Prilep – 9, Negotinë – 8, Veles dhe Resnjë – 7, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 3, Strugë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Kratovë nga 2 raste, dhe nga një rast në Shtip, Koçan, Dibër, Radovish, Berovë, Vinicë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

Regjistrohen 268 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 10 persona. Bëhet fjalë për 3 pacientë nga Shkupi (85vj, 70vj, 70vj), 2 pacientë nga Kavadari (90vj, 59vj) dhe nga 1 pacient nga Shtipi (47vj), Velesi (59vj), Koçani (79vj), Kumanova (82vj) dhe Ohri (68vj). Nëntë pacientë kanë ndërrar jetë në kushte spitalore, dhe një pacient në kushte shtëpiake.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 107.163, numri I të shëruarve është 94.729, kurse I viktimave – 3.195. Për momentin shënohen 9.239 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 543.254 testime për COVID-19.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia